Pėr ne
Klinika e syrit
Kirurgjia laserike
Kirurgjia e kataraktit
Kirurgjia e retinës
Kirurgjia e glaukomës
Kirurgjia e strabizmit
Ekzaminimet e syrit
Kontakto
Shkolla e shikimit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
  Albanisch Englisch Deutsch Languages

YAG - LAZERI
Përafërsisht 20% e pacientëve të operuar nga perdja e syrit apo katarakta, do të zhvillojnë turbullim të membranës prapa thjerrzës që është implantuar brenda në sy. Ky turbullim shkakton pengesa në të pamur. Kjo gjendje njihet më mire me termin “perdja e dytë”, apo në mjekësi si “turbullim i kapsulës së pasme”
Ky turbullim i kapsulës së pasme nuk mund të parandalohet, por për fat të mire ekziston aparatura me të cilën shumë lehtë ajo mund të largohet. Përndryshe, në mungesë të kësaj aparature pacienti duhet përsëri t’i nënshtrohet operacionit.

Turbullimi i kapsulës së pasme mund të largohet me një procedure lazerike të quajtur YAG-lazer kapsulotomia, e cila kryhet me aparatin e quajtur YAG-Lazer. Klinika jonë posedon aparatin e prodhuesit të njohur Carl Zeiss.

Për të kryer këtë procedure duhen vetëm disa minuta, është tërësisht pa dhimbje dhe pacienti shkon menjëherë në shtëpi dhe mund të vazhdon aktivitetet e tij normalisht.

 

YAG laser capsulotomyGoditjet e rrezeve të lazerit

 

 

     
  Copyright © 2006 HouseDreamDesign.com