 |
 |
PERIMETRIA
Apo fushës pamore është një test me të cilin kontrollohet pamja periferike (anësore).Perimetria ndihmon për të përcaktuar disa lloje të caktuara të humbjes së të pamurit. Perimetria paraqet testin më të mirë në kontrollimin e humbjes së pamjes për shkak të sëmundjes së glaukomës (tensionit të rritur të syrit). Sidomos është e rëndësishme në zbulimin e ndryshimeve të hershme në pamje, të shkaktuara nga dëmtimi i nervit optik për shkak të glaukomës ose për shkak të sëmundjeve tjera.
Testimet e rregullta të perimetrisë mund të përdoren për të kontrolluar nëse trajtimi i glaukomës është duke parandaluar humbjen e mëtutjeshme të shikimit.
Përveq kontrollimit të sëmundjes së glaukomës, testi i perimetrisë përdoret edhe në sëmundjet tjera si p.sh. te sëmundjet e nervit optik, retinopative të ndryshme, rrugëve nervore nga nervi optik gjer në qendrat trurore, etj.
Klinika jonë përdor aparatin Humphrey të prodhuesit të njohur Carl Zeiss. Ky aparat paraqet standardin më të lartë në diagnostikimin dhe menagjimin e sëmundjes së glaukomës.
|
|
 |
|
|
|