 |
Kirurgjira e retinës
Retina është shtresë e syrit e cila gjendet në brendi të syrit dhe është e përbërë nga disa shtresa të qelizave nervore. Sëmundja më e shpeshtë e retinës që kërkon intervenim kirurgjik është shkolitja e retinës (apo ablacioni i retinës). Shkolitja e retinës paraqitet atëherë kur retina zhvendoset nga vendi i vet dhe shkakon humbje të të pamurit. Sëmundjet që më së shpeshti kërkojnë intervenim kirurgjik të retinës (apo vitrektomi) janë: gjakderdhjet në trupin qelqor (më së shpeshti te diabetikët), membranat mbi shtresën e retinës (membranat epiretinale), vrimat makulare dhe siq thamë edhe më herët shkolitja e retinës.

Vitrektomia është procedura më e ndërlikuar mikrokirurgjike e cila mundëson qasjen në thellësinë e syrit. Shërben për mjekimin e sëmundjeve në segmentin e pasëm të syrit. Vitrektomia kryhet vetëm në qendrat e specializuara dhe të avancuara për shkak se kërkon trajnim të posaqëm të kirurgut të syrit si dhe pajisje dhe materiale speciale.
Në klinikën tone tanimë janë kryer një numër i konsiderueshëm i operacioneve të vitrektomisë. Klinika jonë shfrytëzon një ndër sistemet më të avancuara për këtë lloj të operacioneve, 2 aparate ACCURUS 800CS të prodhuesit të njohur amerikan ALCON.
 
|
|
|