Pėr ne
Klinika e syrit
Kirurgjia laserike
Kirurgjia e kataraktit
Kirurgjia e retinës
Kirurgjia e glaukomës
Kirurgjia e strabizmit
Ekzaminimet e syrit
Kontakto
Shkolla e shikimit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
  Shqip English Deutsch Languages

Keratektomia fotorefraktive (PRK)

Termi PRK përdoret për tretmanin e shkurtpamësisë deri në – 6 dioptri, largpamësinë deri në rreth +3 dioptri si edhe astigmatizmin deri në – 4 dioptri. Në këto korniza, metoda e quajtur PRK është një metodë e pranuar.
Te metoda PRK, lazeri Excimer e zhvesh një pjesë të sipërfaqes të kornesë. Për tretmanin e shkurtpamësisë, qëllohet me rrezet e lazerit më shumë në qendër të kornesë. Kështu rrafshohet sipërfaqja e kornesë.
Për tretmanin e largpamësisë, rrezet e lazerit heqin më shumë ind të kornesë në pjesët e saj jashtë qendrës dhe kështu ngrihet pjesa qëndrore e saj. Te astigmatizmi hiqen pjesë të indit të kornesë ashtu që të lëmohet sipërfaqja e saj.
Shkalla e anomalive refraktive, që mund të korrigjohen varet nga disa faktorë: lloji i anomalisë, madhësia e kufizuar e sipërfaqes që mund të hiqet, kufizimi i thellësisë deri ku mund të hiqet pjesa sipërfaqësore. Në përgjithësi vlen: sa më shumë ind të hiqet aq më e pasaktë është kjo metodë dhe më shpejt mund të lajmërohen komplikimet. Praktika tregon se në rastet më të shpeshta mund të hiqet më pak se 15% e trashësisë të përgjithshme të kornesë.
Te komplikimet ose pasojat përcjellëse te PRK janë në rradhë të parë pengesat subjektive ditëve të para: dhimbje të dukshme nga ndjenja e pranishmërisë së objekteve të huaja në sy – para së gjithave në 20 orët e para pas operacionit. Kjo është e kushtëzuar nga sipërfaqja e lënduar nga operacioni e cila në krahasim me metodat tjera është shumë e madhe. Prej këtu vjen edhe shërimi relativisht i ngadalshëm dhe kthimi i të pamurit e cila zgjat prej disa ditëve deri në disa javë. Në shërimin e mëtutjeshëm mund të vërehet nga pacienti një zmadhim i ndjeshmërisë ndaj dritës si edhe kthimi i ngadalsuar i të pamurit. Sipas rregullës, këto komplikime humbin krejtësisht pas një viti, gjë që mund ta bëj të nevojshëm përdorimin e pikave që përmbajnë Cortison në një periudhë prej gjysëm viti.

 

 

 

 

 
  Copyright © 2006 HouseDreamDesign.com