 |
Operacioni i strabizmit
Në rreth gjysmën e fëmijëve me strabizëm, pozita jo e drejtë e syve duhet të përmirësohet me intervenim kirurgjik. Intervenimi kirurgjik kryhet në pjesën e jashtme të syrit, gjegjësisht në muskujt e jashtëm të syrit dhe jo në brendinë e syrit.
Duhet kuptuar që operacioni nuk zhduk shikimin e dobët dhe po ashtu nuk shkakton gjithmonë një përmirësim të drejtpërdrejtë të të parit hapësinor. Me operacionin e strabizmit nuk largohemi nga syzat. Operacioni i strabizmit përmirëson drejtimin e syrit, ndërsa syzat duhet të mbahen edhe pas operacionit të strabizmit. Operacioni zakonisht kryhet nën anestezion të përgjithshëm.
|
|
|
|
|
Si mund të bashkëpunojnë prindërit dhe okulisti?
Rezultatet e trajtimit të ambliopisë mund të jenë të suksesshme vetëm nëse fëmija dhe prindërit bashkëpunojnë seriozisht. Sidomos duhet që: syzet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme nga fëmija dhe mbyllja e syrit duhet të bëhet sipas udhëzimeve të mjekut dhe jo kohë pas kohe.
Trajtimi i ambliopisë mund të bëhet vetëm gjer në moshën 8-12-vjeçare.
Okulisti juaj e di se ju dhe fëmija juaj duhet të kenë më shumë durim. Ai do t’ju përkrahë në çdo mënyrë: mjekësore, psikologjike, me biseda dhe informacione të hollësishme. |
|