Para se të vendosni ti nënshtroheni një operacioni LASIK, me siguri se dëshironi të njoftoheni deri në detajin e fundit se çka ndodh gjatë këtij operacioni.
Me siguri se dëshironi të dini, sa zgjat operacioni. A bëhet nën anestezion ose jo? Ose edhe ajo se, a duhet pas operacionit të mbetni edhe 3 ditë në shtrat?
Këtu mund t’i gjeni disa përgjigje dhe përshkrime.
Principi i tretmanit me Lasik bazohet në: modelimin e kornesë, në mënyrë që të ndryshohet shkalla e thyerjes së rrezeve të dritës. Si zakonisht, gjatë këtij procesi rrafshohet kornea dhe kështu zvogëlohet shkalla e thyerjes së rrezeve të dritës. Me këtë metodë mund të korrigjohen anomalitë e syrit, dhe më së shpeshti shkurtpamësia.
Te metoda Lasik, rrafshimi dhe hollimi i kornesë nuk bëhet në sipërfaqen e saj si psh. te metoda alternative e quajtur PRK (=Photorefraktive Keratektomie), por në pjesën e brendshme të kornesë. Për t’iu afruar pjesës së brendshme të kornesë, së pari nga sipërfaqja e kornesë hiqet një pjesë e hollë në formë të kapakut, me anë të një thike speciale të drejtuar nga kompjuteri i quajtur “mikrokeratom”. Pastaj rrafshohet sipërfaqja e re e kornesë me lazerin të ashtuquajtur Excimer, i cili heq pjesë të indit të kornesë duke e nxehur atë, duke e lëmuar dhe rrafshuar sipërfaqen e kornesë sipas llogaritjeve individuale. Pastaj, kapaku i formuar i kornesë kthehet në vend. Ai ngjitet vetë në sipërfaqen e kornesë dhe nuk ka nevojë të qepet.
Përparësia e metodës LASIK përkundër PRK është se mund të bëhet korrigjimi edhe i shkurtpamësisë relativisht të lartë. Një efekt i këndshëm për pacientin egziston për shkak se, pasi që nuk ndikohet në sipërfaqen e kornesë, nuk lajmërohen dhimbje pas operaconit.
Metoda LASIK kryhet në mënyrë ambulantore, d.m.th. personi nuk ka nevojë të shtrihet në spital. Vet operacioni zgjat vetëm disa minuta dhe është pa dhimbje pasi që bëhet nën anestezion lokale me pika për sy. Pas operacionit, edhe disa ditë duhet të merren pika për sy, për ta përshpejtuar procesin e shërimit.
Cilët pacientë mund t’i shtrohen parimisht Lasik-ut
Në rradhë të parë, me operacionet LASIK mund të korrigjohet shkurtpamësia. Në këto raste shkurtpamësia nuk duhet të jetë më e lartë se -10 dioptri. Poashtu, kushtimisht mund të operohet astigmatizmi dhe largpamësia nëse ata janë në një fushë të ngushtë (deri në 3 dioptri).
Operacioni duhet të bëhet vetëm atëherë nëse syri ka arritur një gjendje stabile refraktive dmth. nëse shkurtpamësia nuk rritet. Për këtë arsye nuk duhet të ndërmirren operacione me lazer para moshës 20 – vjeçare kurse dioptria duhet të jetë stabile gjatë 1 viti. Në princip, të mos ketë sëmundje tjera të syve si psh. glaukoma ose katarakta. Te personat që janë alergjik, nëse vendosin të operohen, duhet të operohet në periudhat pa alergji.