 |
Kirurgjia lazerike e syrit
Paraqesin procedura lazerike të rimodelimit të sipërfaqes së kornesë në mënyrë që një person të largohet nga mbajtja e syzave.
Procedura e parë, me të cilën është rimodeluar Kornea me rreze lazeri, është keratektomia fotorefraktive apo shkurtimisht PRK. Me këtë metodë, pas largimit të një shtrese të hollë të kornesë, pastaj aplikohen rrezet e lazerit. Pas përfundimit të procedures personi duhet që për disa ditë të mbajë kontakt lente derisa sipërfaqja e larguar e kornesë të regjenerohet.
Në vitet e fundit është zhvilluar procedura e quajtur LASIK. Me metodën LASIK së pari bëhet një prerje shumë e hollë sipërfaqësore e kornesë me aparaturë speciale. Pastaj, rrezet lazerike rimodelojnë shtresën e mesme të kornesë dhe jo sipërfaqen e saj (si te PRK). Pas rimodelimit, pjesa sipërfaqësore (në formë kapaku apo nga anglishtja ‘flap’) kthehet në vendin e vet. Me këtë metodë Kornea mjekohet më shpejt dhe pacienti ka më pak ankesa se me metodën PRK. Kjo metodë përdoret më së shumti dhe preferohet më tepër nga pacientët.
LASEK është një kombinimi i procedurave LASIK dhe PRK. Ngjashëm si me LASIK dhe PRK së pari largohet sipërfaqja e kornesë dhe pastaj me aplikimin e ekscimer lazerit rimodelohet kornea me qëllim të largimit të dioptrisë.
Me këto metoda arrihet që kornea të rimodelohet me një aplikim lazerik të nivelit më të lartë kualitativ.
|
|

|