 |
Lasek (Laseri epitelial - Keratomileusis
LASEK është një kombinim i metodave LASIK dhe PRK. Ngjashëm si te LASIK dhe PRK, me anë të lazerit Excimer hiqet një pjesë e indit sipërfaqësor të kornesë, për të arritur një qartësi më të lartë të shiqimit. Në këtë rast, kirurgu bën së pari preparimin e pjesës sipërfaqësore të kornesë – të epitelit. Kjo bëhet me ndihmën e një instrumenti special, thikës të kornesë (trepan), e cila formon një kapak epitelial.
Përderisa te metoda e quajtur LASIK, kapaku i formuar i kornesë është i trashë rreth 0,15 mm (=150µm) dhe përveç epitelit përmban edhe pjesë tjera më të thella strukturale (membranën Bowman dhe pjesë të stromës), te metoda e quajtur LASEK kapaku është i trashë vetëm 0,05 mm (=50µm) dhe përmban vetëm epitel.
Tretmani me lazerin Excimer, te metoda e quajtur LASEK si edhe te PRK, bëhet në pjesën e membranës Bowman dhe në stromën sipërfaqësore të kornesë. Në fund të procedurës, kapaku epitelial kthehet prapë në pozitën e mëparshme. Për të penguar rrëshqitjen e kapakut epitelial si edhe për ta ndihmuar procesin natyror të shërimit, pacientit pas operacionit i vendosen thjerrza kontakti. Këto i lëmë në sy prej 3 deri në 5 ditë.
Kush mund të operohet?
Të gjitha rezultatet e deritashme tregojnë se për operacionin me metodën LASEK janë të përshtatshëm personat me shkurtpamësi deri në dioptrinë -6, largpamësi deri në dioptrinë +3 si edhe pacientët me astigmatizëm deri në dioptrinë 3. Metoda LASEK është veçanërisht e përshtatshme për korrigjimin e anomalive të të pamurit, te pacientët te të cilët nuk është e mundshme të bëhet tretmani me metodën LASIK për shkak të kornesë shumë të hollë
Karakteristikat:
LASEK, edhe pse e ngjajshme me metodat LASIK dhe PRK, përfaqëson një rrugë të mesme të të dy metodave.
 |
LASEK kalon me më pak dhimbje dhe për një kohë më të shkurtër se sa një PRK mirëpo me më shumë komplikime se sa një tretman me LASIK. |
 |
Aftësia e të pamurit kthehet pak më ngadalë se te tretmani me LASIK, mirëpo dukshëm më shpejtë se sa te PRK klasike. |
 |
Kapaku epitelial, i cili kthehet prapë, nuk formon një kapak aq stabil si një LASIK-Flap, mirëpo formon një kapak mbrojtës për sipërfaqen e operuar. |
 |
Për shkak se humbja e kapakut epitelial rezulton me një PRK të modifikuar, si indikacion për tretmanin me LASEK merren indikacionet e njëjta si për PRK.
Analizat tregojnë një refrakcion postoperativ më stabil te tretmani me LASEK se sa te tretmani me PRK. |
Përvoja e përdorimit të metodës LASEK sot është rreth 5 vite.
|
|
|