Pėr ne
Klinika e syrit
Kirurgjia laserike
Kirurgjia e kataraktit
Kirurgjia e retinës
Kirurgjia e glaukomës
Kirurgjia e strabizmit
Ekzaminimet e syrit
Kontakto
Shkolla e shikimit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
  Albanisch Englisch Deutsch Languages

Me procedurat e avancuara shkalla e komplikimit të operacionit të kataraktës është shumë e vogël. Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve mund të shohin thelbësisht më mirë pas ndërhyrjes kirurgjike. Mirëpo, në këto rezultate të mira fatkeqësisht nuk mund të mbështetemi nëse pacienti përveq kataraktës është i prekur edhe nga sëmundjet e tjera të syrit, si për shembull sëmundja diabetike e retinës, glaukoma, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, degjenerimi i makulës, etj. Por, është me rëndësi që ju të kuptoni që katarakta duhet të operohet edhe nëse ju nuk do të keni përmirësim të të pamurit pas operacionit, sepse mosoperimi i kataraktës çon, në fazat e mëvonshme, në rritjen e shtypjes së brendshme të syrit e cila pastaj shkakton komplikime tjera dhe përcilet edhe me dhimbje të mëdha.
Okulisti ju ndihmon lidhur me vendimin tuaj dhe ju thotë se cilat përmirësime mund të sjellë operacioni për ju.

Si duken thjerrëzat intraokulare?

Thjerrëzat intraokulare janë të punuara nga materialet e posaqme dhe përbëhen nga pjesa optike (e cila mundëson pamjen) dhe nga pjesët skajore të zgjatura që mundësojnë përforcimin e tyre në brendinë e syrit. Pjesa e tyre optike efektive ka një diametër prej rreth 6 mm. Thjerrzat intraokulare mund të jenë të forta apo të buta.

 
   

 

     
  Copyright © 2006 HouseDreamDesign.com