 |
Operacioni i kataraktit
Katarakta apo perdja e syrit është një sëmundje tipike e moshës së shtyer. Përveq në moshën e shtyer mund të paraqitet edhe te të posalindurit, te personat që përdorin një grup të caktuar të barnave (e sidomos ata që përdorin kortizon), te personat me disa sëmundje tjera të syrit dhe në rast të lëndimeve të syrit.
|
|
 |
Operacioni i kataraktës zakonisht kryhet në mënyrë ambulantore dhe me anestezion topikal (me pika). Gjatë këtij operacioni, pas largimit të kataraktës, vendoset një thjerrzë intraokulare (brenda në sy) me të cilën personi mund të sheh pastaj në largësi apo në afërsi. Ekzistojnë edhe thjerrza speciale të cilat shërbejnë për të patur të pamur të qartë edhe në largësi por edhe në afërsi.
 |
|
Kur duhet të operohet katarakta?
Për kohën e operacionit të kataraktës vendos pacienti së bashku me mjekun. Por, duhet patur parasysh që me metodat bashkëkohore të operacionit, është shumë më mirë dhe më lehtë që perdja e syrit apo katarakta të operohet para se të vie gjer te turbullimi i plotë i saj. |
|
Sidomos kur dihet se perdja e syrit nuk largohet me metoda tjera përveq se me ndërhyrje operative. Te personat me profesione të caktuara (si p.sh. shoferët, arkitektët, etj) katarakta mund të operohet edhe nëse ekziston vetëm turbullim i lehtë i thjerrzës. Operacionet e kataraktës janë operacionet më të shpeshta të syrit. Vit për vit rreth 400.000 mijë pacientë në Gjermani i shtrohen operacionit kataraktës.