Pėr ne
Klinika e syrit
Kirurgjia laserike
Kirurgjia e kataraktit
Kirurgjia e retinës
Kirurgjia e glaukomës
Kirurgjia e strabizmit
Ekzaminimet e syrit
Kontakto
Shkolla e shikimit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
Klinika Gjermane e Syrit
  Albanisch Englisch Deutsch Languages

IOL MASTER
FDA-ja (Qendra Amerikane për Vlerësim të Produkteve Mjekësore dhe Ushqimeve) ka aprovuar një mjet të ri për matjet biometrike të syrit para operacionit të kataraktës – aparatin e quajtur Zeis Humphrey IOL Master. Ky aparat mundëson matjet shumë precise të gjatësisë së boshtit të syrit, lakueshmërisë së sipërfaqes së syrit (kornesë), matje këto të domosdoshme te kirurgjia e kataraktës. Është shumë efikas për shkak se mundëson kryerjen e matjeve me një besueshmëri të lartë të rezultateve. Poashtu, është i përshtatshëm për shkak se është aparat i cili i kryen matjet pa e prekur sipërfaqen e syrit prandaj nuk ka nevojë për anestezion. Me këtë edhe i shmangemi rrezikut të përhapjes së infeksioneve. Klinika jonë është krenare që posedon këtë aparat të domosdoshëm për të kryer matjet precize te operacionet e kataraktës dhe operacionet refraktive.

 

 

 

 

     
  Copyright © 2006 HouseDreamDesign.com