 |
Ekzaminimet e syrit dhe intervenimet lazerike
ANIOGRAFIA ME FLUORESCEIN është një ekzaminim i cili përdor fluoresceinën dhe kamerën speciale për të fotografuar dhe analizuar qarkullimin e gjakut në retinë (fundin e syrit) dhe horoide. Fluoresceina është një materie speciale e cila injektohet në një venë të krahut dhe qarkullon në enët e gjakut të organizmit. Pas kalimit të kësaj substance nëpër enët e gjakut të retinës (fundit të syrit), kamera speciale fotografon këto enë të gjakut dhe jep informacione rreth gjendjes së tyre, gjegjësisht jep informacione rreth ndryshimeve në retinë, paraqitjen e enëve abnormale të gjakut, etj. Klinika jonë përdor aparatin e prodhuesit të njohur Carl Zeiss – Visucam Lite Digital Camera.
më shumë kliko. |
|
 |
 |
IOL MASTER
FDA-ja (Qendra Amerikane për Vlerësim të Produkteve Mjekësore dhe Ushqimeve) ka aprovuar një mjet të ri për matjet biometrike të syrit para operacionit të kataraktës – aparatin e quajtur Zeis Humphrey IOL Master. Ky aparat mundëson matjet shumë precise të gjatësisë së boshtit të syrit, lakueshmërisë së sipërfaqes së syrit (kornesë), matje këto të domosdoshme te kirurgjia e kataraktës.
më shumë kliko. |
|
 |